Për të gjithë ata që në çfarëdolloj mënyre kanë kontribuar qoftë edhe një milimetër në këtë që ka ndodhur, do të ketë përgjegjësi, pa marrë parasysh nëse janë nga VMRO-DPMNE, nga LSDM, BDI apo ndonjë parti tjetër politike, pa marrë parasysh nëse janë maqedonas, shqiptarë apo të tjerë, pa marrë parasysh nëse janë të krishterë apo myslimanë. Çdokush për të cilin do të konstatohet përgjegjësi, do të mbajë përgjegjësi – tha kryeministri Hristijan Mickoski në intervistën e sontme në “Temën e Ditës” në TV Sitel.
Kryeministri Mickoski theksoi se nuk do të ketë ndalesa dhe gjithçka që më përpara është fshehur ose, siç tha ai, është vendosur “nën tapet”, do të zbulohet dhe do të bëhet e ditur, deri në fund, derisa të ketë përgjegjësi të plotë.
“Dhe jo vetëm për këtë rast, por do të mbajnë përgjegjësi edhe për shumë raste të tjera, të cilat në të kaluarën tek qytetarët kanë lënë ndjenjë dyshimi nëse vërtet është vepruar siç duhej të veprohej. Tani është momenti që gjithçka që më parë është fshehur nën tapet të zbulohet dhe të zgjidhet,” deklaroi ai.
“Ne kemi nisur dhe nuk do ndalojmë. Do të shkojmë deri në fund. Deshën ta shohin fundin, epo do ta shohin fundin,” ishte decid kryeministri Mickoski.