Mickoski: Po ndërtohet mega-parku me shesh në lagjen Radishan në vlerë prej 20 milionë denarë Mirëdita edhe nga unë, do flas shkurt

Më lejoni ta përgëzoj kryetarin e Komunës, para së gjithash, për gjithçka që ka bërë në periudhën e fundit për banorët e Komunës së Butelit. Mendoj se Komuna me të gjitha projektet që janë realizuar dhe ato që do të realizohen apo janë në fazën e realizimit, po përjeton realisht një periudhë rilindjeje.
Më lejoni të shpreh falënderimin tim për mbështetjen që merr Komuna e Butelit nga deputetja në Kuvendin e Maqedonisë, këshilltarët, administrata në Komunën e Butelit dhe ministrat dikasterial, sepse e gjithë kjo duhet të funksionojë në mënyrë të harmonizuar nëse duam të kemi atë lloj suksesi që kemi këtu në Komunën e Butelit.
Unë mund t’u uroj atyre edhe shumë projekte që do të nënkuptojnë një jetë më cilësore për qytetarët këtu në Komunën e Butelit, ndërsa ne si Qeveri do të vazhdojmë t’i mbështesim të gjitha këto pa dilemë.
Kështu që, për të konkluduar, urime për të arriturën. Na pret edhe shumë punë, shumë gjëra akoma duhet të ndërtohen. Për dallim nga ata që shkatërruan dhe kanë vjedhur në të kaluarën, kjo Qeveri bashkë me këtë vetëqeverisje lokale ka ambicie të ndërtojë dhe do të vazhdojë ta bëjë edhe në të ardhmen.