Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski ka njoftuar se ka pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani.

Mickoski ka treguar edhe se për çfarë kanë biseduar me Meidanin.

“Sot realizova takim me ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoni, Denion Meidani. Në takim biseduam për iniciativat e përbashkëta dhe mundësinë për avancimin e raporteve mes dy shteteve tona. Kemi hapur edhe tema nga interesi i përbashkët, me theks në projektet të cilat do të sjellin përfitime konkrete për qytetarët”, shkroi Mickoski.