Vetëm 12 klube në vend kanë marrë licencë për punë vitin e kaluar, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski. Megjithatë siç shtoi ai, ekziston mundësia që disa prej tyre të kenë skaduar tashmë.
“Situata është tronditëse. Kemi ardhur në përfundim se në vitin 2024 janë dhënë gjithsej 12 licenca…dhe nuk e dimë se cilat prej tyre janë ende të vlefshme. Unë supozoj se disa prej tyre tashmë kanë skaduar sepse me afat vetëm për një vit. Na pret shumë punë”, tha Mickoski.