Kryeminsitri i vendit, Hristijan Mickoski nëpërmjet rrjeteve sociale ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka vizituat familjen e shoferit të ambulancës që ndërroi jetë një ditë pas tragjedisë në Koçan.

Mickoski shkruan: Sot vizitova familjen dhe bashkëshorten e Ile Gocevskit – shoferit të ambulancës, i cili me sakrifica e kaloi tërë natën duke i ndihmuar të lënduarit nga tragjedia e Koçanit. Në një kohë kur trishtimi nuk mbaron kurrë, bëma e tij na kujton se guximi dhe humanizmi jetojnë në popullin tonë. Këta janë heronjtë tanë! Ile u largua i qetë, por la pas një shembull që nuk do ta harrojmë. Respekti dhe nderimi im për të. Respekt për të gjithë ata që me vetëmohim u shërbejnë qytetarëve.