Për deklaratën e kryetares së Gjykatës Supreme, Besa Ademi, ku i bëri thirrje Këshillit Gjyqësor që t’i mbrojë gjykatësit pasi po ushtrohet presion ndaj tyre, anëtarë i Këshillit Gjyqësor, Milazim Mustafa tha se, ndonëse e kanë ftuar në takim Ademin, kjo e fundit është tallur me ta dhe nuk ka treguar se nga kush vinte presioni. Mustafa tha se, Besa Ademi la që të spekulohet në publik

“Asnjëherë nuk ka folur. Procedura ishte publike, edhe para publikut e ftova, “A keni mundësi të tregoni se kush iu ka bërë presion, ajo edhe atje nuk e tregoi. La të ketë spekulime në publik”, tha Mustafa.