Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski ka bërë të ditur detaje nga tragjedia e tmerrshme në Koçan.

Ai tha se numri i të vdekurve është të paktën 51 persona.

Toshovski po ashtu ka thënë se deri më tash janë edhe mbi 100 të tjerë të plagosur.

Ai tha se sipas informacioneve të para, zjarri është shkaktuar nga shkëndija të cilat më pas kanë përfshirë tavanin, i cili ishte prej materiali lehtësisht të ndezshëm.

Ministri thotë se janë arrestuar persona.