Ministri Perinski në Gjorçe Petrov: Investimet në infrastrukturën rrugore nënkuptojnë tejkalimin e sfidave të trafikut në të gjitha njësitë e vetëqeverisjes lokale

Në kuadër të vizitave në terren “Ku zemra është në shtëpi”, ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski, së bashku me kryetarin, Hristijan Mickoski, ministrin e transportit, Aleksandar Nikolloski dhe kryetarin e komunës, Aleksandar Stojkoski, sot inspektuan punimet ndërtimore për hapjen e rrugës “Socialistçka Zora” në Gjorçe Petrov.
Kjo është një nga shtatë projektet që komuna do të realizojë me fonde nga thirrja e parë publike qeveritare për mbështetjen e komunave dhe parashikon ndërtimin e një rruge të re që do të lidhë rrugët “Socialistiçka Zora” dhe “Sremski Front”, duke përmirësuar kështu lidhjen e trafikut të këtyre banorëve loka me rrugën kryesore “Gjorçe Petrov”, e cila është një arterie kyçe për daljen nga Shkupi drejt unazës së Shkupit, Tetovës dhe destinacioneve të tjera.
Kryetari i komunës, Stojkoski, theksoi se bëhet fjalë për një projekt me rëndësi të jashtëzakonshme për komunën dhe sqaroi se praktikisht bëhet fjalë për ndërtimin e një traseje krejtësisht të re me një gjatësi prej rreth 180 metra, me një korsi të re, shtigje të reja për këmbësorët dhe trotuare, ndërsa infrastruktura nëntokësore do të rinovohet plotësisht.
“Jo vetëm në mënyrë deklarative, por edhe në thelb jemi të vendosur si miq dhe partnerë ndaj vetëqeverisjeve lokale, sepse jemi të bindur se nuk mund të ketë një shtet të fortë pa një vetëqeverisje të fortë lokale. Shpresoj dhe jam i bindur se Gjorçe Petrovi, si dhe të gjitha komunat e tjera, për një kohë shumë të shkurtër do të jenë vende shumë më të bukura për të jetuar”, theksoi ministri Perinski, i cili shprehu falënderim publik ndaj kryetarit të komunës Stojkoski për aktivitetin e tij në pjesëmarrjen e komunës në thirrjet qeveritare për mbështetjen e projekteve infrastrukturore.
“Maqedonia tani po ndërtohet. Ajo u shkatërrua, u dëmtua, u poshtërua dhe u nënvlerësua për shtatë vjet – diçka që tani është ndryshe”, deklaroi shkurt kryeministri dhe inkurajoi autoritetet lokale që të vazhdojnë të punojnë me të njëjtin intensitet.