Sot, në kuadër të Samitit qeveritar Hungari-Maqedoni, në Budapest, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, zhvilloi një takim konstruktiv me ministrin hungarez të Bujqësisë, Ishtvan Nagi.

Gjatë takimit u diskutua për sfidat me të cilat përballet sektori i bujqësisë.

“Gjatë bisedës me ministrin Ishtvan Nagi u pajtuam se është e nevojshme të thellohet bashkëpunimi mes dy ministrive”, shtoi ministri Tripunovski.

Gjatë takimit u theksua se Hungaria është një vend mik dhe mbështetës i fuqishëm i Maqedonisë në rrugën e saj drejt procesit të integrimit evropian.

“Ta intensifikojmë bashkëpunimin mes dy institucioneve, të lidhim kompanitë hungareze dhe maqedonase për një shkëmbim më të madh tregtar të produkteve bujqësore dhe ushqimore”, shtoi ministri Tripunovski, duke theksuar se fokusi i bashkëpunimit me Hungarinë është përmirësimi i qëndrueshmërisë së prodhimit bujqësor.