Të paktën 326 persona kanë humbur jetën në sulmet që Izraeli nisi në Rripin e Gazës mëngjesin e sotëm duke shkelur armëpushimin, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza thuhet se në spitale janë dorëzuar trupat e 326 personave që humbën jetën në sulmet dhe masakrat e kryera nga ushtria izraelite në Rripin e Gazës që nga orët e mëngjesit.

Ende shumë njerëz ka nën rrënoja dhe se ekipet po vazhdojnë përpjekjet e tyre të kërkim-shpëtimit. Ministria e Shëndetësisë në deklaratën e saj të mëparshme tha se në spital ishin dërguar më shumë se 440 të plagosur, përfshirë disa në gjendje të rëndë.

Pas armëpushimit që u arrit më 19 janar, ushtria izraelite nisi sërish sulme të ashpra në Rripin e Gazës mëngjesin e sotëm. Thuhet se ushtria izraelite ka bombarduar intensivisht Rripin e Gazës, përfshirë tendat e palestinezëve të zhvendosur, shkollat ​​ku ata janë strehuar dhe shtëpitë e civilëve.

Në një deklaratë nga Zyra e Kryeministrisë izraelite thuhet se sulmet janë nisur me urdhër të kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe ministrit të Mbrojtjes Yisrael Katz.

Në një deklaratë me shkrim nga Zyra për media e Qeverisë në Gaza thuhej se numri i personave të vrarë dhe të zhdukur nën rrënoja në sulmin që Izraeli kreu gjatë 5 orëve në Rripin e Gazës mëngjesin e sotëm ishte 322 dhe se janë plagosur dhjetëra të tjerë.