Sa i përket trajtimit të tyre, nënvizojmë se sistemi shëndetësor disponon kapacitete të përshtatshme dhe staf mjekësor të kualifikuar, i cili është i gatshëm t’u përgjigjet nevojave për kujdes urgjent mjekësor, rehabilitim dhe fizioterapi afatgjatë.

Rehabilitimi mjekësor, veçanërisht për pacientët me djegie të rënda dhe lëndime serioze, është një veprimtari shëndetësore e rregulluar në mënyrë strikte, e cila mund të kryhet vetëm nga institucione shëndetësore dhe staf mjekësor i specializuar.

Fizioterapia e papërshtatshme pa një vlerësim mjekësor mund të çojë në pasoja të padëshiruara për shëndetin e pacientëve, dhe praktika të tilla janë të dënueshme sipas Ligjit për Mbrojtjen Shëndetësore.

I bëjmë thirrje të gjitha institucioneve dhe profesionistëve mjekësorë që të vazhdojnë të punojnë në mënyrë të koordinuar dhe profesionale, me qëllim sigurimin e një kujdesi të sigurt dhe cilësor për të lënduarit.