Në pjesën e kujdesit mjekësor, për të cilin do të flasë doktor Merxhanovski, ndërsa i dyti është aspekti i mbështetjes psikologjike për familjet dhe pacientët, për të cilën do të informojë më shumë ministrja. Para se të filloj me informimin e opinionit për gjendjen me kontrollet e ISHT-së, dua të theksoj se si Qeveri po e ndjekim me kujdes edhe gjendjen në rrjetet sociale, ku së pari duhet të them se ngushëllimi, empatia, dëshira e fuqishme dhe e sinqertë për të ndihmuar është e kuptueshme, është më shumë se e justifikuar dhe padyshim për tu respektuar, por në momente të caktuara duhet si Qeveri të apelojmë dhe të kërkojmë që të mos spekulohet me informacione se familjet dhe pacientët kanë nevojë për mbështetje financiare për trajtim, sepse kjo nuk është e vërtetë, sepse për të gjithë pacientët trajtimi është dhe do t’u sigurohet nga ana e shtetit. Në këto momente, kujdesi nga ky aspekt nuk u nevojitet dhe ne do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të ndihmuar në pjesën e kujdesit shëndetësor që u nevojitet. Sigurisht, dua të falënderoj edhe personalisht, por edhe në emër të Qeverisë çdo qytetar, çdo individ, veçanërisht vullnetarët nga Kryqi i Kuq dhe të gjithë të tjerët për ndihmën dhe mbështetjen e pakyrsueshme që ofrojnë në këto ditë të vështira., thotë Marija Miteva, zëdhënëse e Qeverisë në konferencën e sotme për shtyp.

Miteva theksoi se në pjesën e transportit dhe akomodimit të familjeve të të lënduarve që po trajtohen në vende të tjera janë informuar nga Kryqi i Kuq se për fillim do ju jepet ndihmë financiare prej 150,000 denarë për secilën familje dhe të njëjtat do të jenë në dispozicion për mbulimin e shpenzimeve aktuale, ditore, më urgjente. Por, siç tha ajo, kjo është ndihmë e njëhershme financiare dhe në të ardhmen ekipet e Kryqit të Kuq, SHPPP-së dhe Qeverisë janë në kontakt me familjet dhe do të sigurohet mbulim i tërësishëm i shpenzimeve për akomodim.

“Gjithashtu, në pjesën e transportit dhe akomodimit, dua të informoj se edhe kjo është detyrë dhe kujdes që si Qeveri e realizojmë. Përditësimi i sotëm është si vijon: janë akomoduar 180 persona nga familjet e të plagosurve që janë hospitalizuar jashtë shtetit. Përditësimi i sotëm është ky: janë akomoduar 180 persona nga familjet e të lënduarve që janë të hospitalizuar jashtë shtetit.

Gjithashtu, në këtë moment u njoftuam nga Kryqi i Kuq se është duke u bërë harmonizim dhe vlerësim formal ligjor përmes të cilit të gjitha familjeve të prekura nga tragjedia e tmerrshme për fillim do t’u jepet mbështetje financiare në shumë prej 150.000 denarë për secilën familje dhe këto mjete do të jenë në dispozicion për mbulimin e shpenzimeve aktuale, ditore, më urgjente. Sigurisht, kjo nuk është vetëm një ndihmë e njëhershme, ekipet e Kryqit të Kuq, SHPPP-ja dhe Qeveria kontaktojnë me familjet në çdo 3 orë me qëllim që të sigurohemi që nuk ka ndodhur ndonjë situatë e re të padëshiruar dhe, sigurisht edhe në fazat e ardhshme, vazhdimisht, në varësi të nevojave individuale, të gjitha mjetet do të drejtohen drejt tyre. Po bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar dhe për të lehtësuar në këto kohë të vështira. Edhe një herë apeloj dhe kërkoj që të solidarizohemi pa spekulime që do tu bëjnë dëm familjeve”, është decide Miteva.