Një protestë masive antiqeveritare është zhvilluar sot në Serbi, e cila është organizuar nga studentët, dhe që e njëjta ka ‘‘bllokuar’’ Beogradin.

Protestën deshi ta shoh ndryshe ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë,Marko Gjuriq, i cili gjatë ditës është fotografuar duke i vëzhguar protestuesit nga dritarja e ndërtesës së kësaj ministrie.

Pamjet kur turma ndezi dritat e telefonave janë përhapur në rrjete sociale, ku shihet numër i madh i qytetarëve. Ky është momenti ku definitvisht, Gjuriq s’duhej të ishte te dritarja.

MPB e Serbisë ka njoftuar sot se në protesta kanë marrë pjesë rreth 107 mijë njerëz, por ndryshe thotë analisti, Dushan Janjiq. Ai thotë se sipas vlerësimeve joformale thonë se 400-500 mijë njerëz morën pjesë në protestat në Beograd.