Mosnjohja e Kosovës, Presidenti sllovak nga Tirana: Shqiptarët i kemi miq, por vendimi është diplomatik

Në krah të Presidentit Bajram Begaj nga Tirana, homologu i tij sllovak Peter Pellegrini, deklaroi për mediat se Bratislava do t’i qëndrojë vendimit të saj për të mos njohur Kosovën.
Sipas Pellegrinit, qëndrimi i Sllovakisë për të mos njohur Kosovën si shtet është një pozicion që mbështetet në rregullat e diplomacisë sllovake dhe nuk ka lidhje me miqësinë e vendit të tij me Shqipërinë apo popullin shqiptar.
“Nuk do i shmangem pyetjeve për Kosovën, ne i kemi diskutuar këto me Presidentin Begaj, unë kam përfaqësuar pozicionin e Sllovakisë për këtë në përgjithësi të vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën. Kjo është në bazë të një vendimi, nuk ka të bëjë fare me popullin e Shqipërisë, me kombin shqiptar, për ne kombi shqiptar është një komb mik, dhe kjo nuk ka të bëjë fare me qëndrimin tonë negativ kundrejt Kosovës. Kjo është e bazuar në rregullat e diplomacisë tonë për momentin, por unë e informova presidentin për dialogun e artë ndemjet Serbisë dhe Kosovës, për çështjet e sigurisë në rajon, që ka gjithashtu qeveria shqiptare një përfaqësues të posaçëm në lidhje me dialogun që mund të vazhdojë si dialog në të ardhmen. E di që është e nevojshme të vendosim ura”, tha Pellegrini.