Deri në fund të kësaj jave do të mbajë mot me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut, njofton DPHM.

Siç parashikon DPHM, proceset madje do të jenë më intensive me më shumë reshje të dendura të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar deri mbi 60 kilometra në orë.

“Gjatë kësaj periudhe pritet të ketë reshje lokale më të mëdha të shiut, mbi 60 litra për metër katror”, njofton DPHM.

Në Shkup deri në fund të javës do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut.

“Në disa pjesë të luginës reshjet do të jenë herë pas here të rrëmbyeshme, të shoqëruara me bubullima dhe erë të përforcuar”, parashikon DPHM.

Në raportin deri në orën 13, në gjashtë orët e fundit, DPHM njofton se më së shumti litra (11 për metër katror) janë matur në Kodrën e Diellit, 9 në Hanet e Mavrovës, 8 në Llazaropole, 7 litra në Tetovë dhe Pozharan, 2 litra në Shkup – Petrovec, Shkup, Zajçev Rid dhe Krushevë derisa nga një litër janë matur në Kumanovë, Kriva Pallankë, Vinicë dhe Veles.