Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe reshje shiu, posaçërisht në orët e pasdites.
Lokalisht do të ketë kushte për paraqitje të stuhisë me reshje të dendura (mbi 15 l/m2), bubullima dhe erë të përforcuar.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri në 9, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 12 deri në 18 gradë celsius.
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira dhe reshje shiu.
Pasdite në disa pjesë të luginës moti do të jetë jostabil, me reshje të dendura dhe bubullima.