Ministria e Punëve të Brendshme po arreston të gjithë personat që kanë lidhje me organizimin e koncertit në diskotekën në Koçan, ku gjatë natës ka shpërthyer një zjarr i madh, i cili dyshohet se ka shkaktuar vdekjen e 50 personave.
Për momentin, shkaku i zjarrit mbetet i panjohur.

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) po punon aktivisht për të përcaktuar shkaqet e tragjedisë, ndërsa është në proces marrja në pyetje e dëshmitarëve dhe personave përgjegjës. Autoritetet po punojnë për të zbuluar arsyet e katastrofës.

Në spitalin e Koçanit janë dërguar 30 persona të lënduar, ndërsa rreth 60 të tjerë janë transportuar me automjete në spitalin e Shtipit.

Në vendngjarje, përveç ministrit Pançe Toshkovski, tashmë kanë mbërritur edhe Stojançe Angelov, drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave (QMK), dhe Aleksandar Janev, drejtori i Byrosë për Siguri Publike (BSP). Është paralajmëruar edhe mbërritja e kryeministrit Hristijan Mickoski.