Pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare Adem Ademi shkruan Tetovasot

Ai ishte një luftëtar i devotshëm në konfliktin e armatosur në Maqedoni në vitin 2001 dhe njëkohësisht një ndër ushtarët e parë në fillimin e përplasjes së armatosur mes forcave shqiptare dhe atyre maqedonase të sigurisë dhe ushtrisë në Kalanë e Tetovës.

Kontributi i tij në këtë konflikt ka qenë shumë i madh për më shumë të drejta për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nga gjithë ato vuajtje dhe sakrifica që sollën atë përplasje të armatosur.Ai nuk ka qenë vetëm ushtarë por edhe një aktivist i madh për formimin e asaj ushtrie duke ia kushtuar një jetë të tërë çështjes shqiptare akoma të pazgjidhur plotësisht.

Misioni i Ademit do të jetë gjithmonë i madh dhe do të kujtohet nga shumë breza pasardhës për kontributin e tij të jashtëzakonshëm që shqiptarëve u solli shumë të drejta por akoma ato nuk janë të plota .

Varrimi i këtij patrioti do të bëhet sot në varrezat e Sllatinës.TS