Shumë qytetarë janë mbledhur në qendërn e Shtipit, duke bërë kështu homazhe për 59 personat që humbën jetën në diskotekën e cila u përfshi nga zjarri në Koçan, shkruan Alsat.

Qytetarët po ashtu, kanë ndezur edhe qirinjë në kujtim të këtyre viktimave, e po ashtu janë vendosur edhe disa fotografi.

Kujtojmë se në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme, është djegur një diskotekë nga fishekzjarret në Koçan, ku si pasojë e zjarrit përveç 59 viktimave, janë edhe 155 persona të lënduar.