Dy ish-kryetarët e Komunës së Koçanit ndodhen në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu Kumanovë, informuan sot kompetentët nga burgu, shkruan MIA.
“Për momentin, në INP Burgu Kumanovë ndodhet 12 persona të dyshuar për ngjarjen tragjike në Koçan. Midis tyre janë edhe dy ish-kryetarët e Komunës së Koçanit”, informuan nga Burgu.
Prokuroria Themelore Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut dje informoi se PTHP Koçan ka sjellë urdhër për fillim të procedurës hetuese kundër 27 personave fizik dhe tre juridik për të cilët ekziston dyshim se si bashkëkryerës kanë kryer vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme sipas nenit 292 lidhur me nenin 288 nga Kodi Penal.
Ndryshe, Gjykata Themelore në Koçan mori vendim me të cilin caktoi 30 ditë paraburgim për 13 personat e përfshirë në rastin e zjarrit në diskotekën “Pulse”, mes tyre mediat raportojnë se është edhe ish-ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.
Tashmë është hapur hetim dhe është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh për shtatë zyrtarë, punonjës të SPB Shtip dhe Koçan, të cilët dyshohet se në cilësinë e bashkëkryerësve, me hartimin, nënshkrimin dhe miratimin e pëlqimit pozitiv, i kanë mundësuar personit juridik licencën për veprimtari hoteliere – kabare, edhe pse kushtet ligjore nuk i ka plotësuar.
Në zjarrin që ndodhi më 16 mars në një lokal nate në Koçan, kanë humbur jetën 59 persona, ndërsa kishte 196 të lënduar që trajtohen brenda dhe jashtë vendit. Varrimi i tyre është kryer më 20 mars.