Në janar të këtij viti në vend gjithsej janë shpenzuar 775.397 megavatë orë energji elektrike, 43.679 milionë metra kub gaz natyror, 334.316 tonë qymyr dhe 82.785 tonë produkte nafte.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, 69,7 për qind e energjisë së shpenzuar elektrike është nga burime vendore, ndërsa 98,8 për qind e konsumit të përgjithshëm të thëngjillit përdoret për prodhimin e energjisë elektrike.