Përveç Gorgi Gorgiev, në mesin e të vdekurve nga zjarri në diskotekën e Koçanit ishin edhe Filip Stevanovski, tastierist në DNK dhe drejtor i Qendrës Kulturore “Aco Shopov” dhe Aleksandar Kolarov, kitarist në DNK.

Stevanovski dhe Kolarov janë nga Shtipi dhe, siç thonë shtipanët, të dy ishin të martuar me dy motra janë baxhankë, përcjell TS.

Sipas videove të shpërndara në rrjetet sociale, festa ishte në lulëzim të plotë në momentin që shpërtheu zjarri.

Nga ana tjetër, gazetari i portalit TS, Nevrij Ademi ndodhet në Koçan ku minutë pas minute raporton për ngjarjen tragjike ku mori jetën e 60 të rinjve dhe mbi 155 të lënduar.