Destinacioni i preferuar për teknologjinë dhe produktet e bardha – NEPTUN, shënon një vit të suksesshëm që nga hapja e dyqanit të tij në Palma Mall. Me një hapësirë moderne dhe funksionale të shitjes, një portfolio të larmishme dhe një ekip profesional, NEPTUN Tetovë është bërë pjesë e pazëvendësueshme e përditshmërisë së banorëve të Tetovës dhe rrethinës.
Në 12 muajt e fundit, dyqani jo vetëm ka ofruar produkte premium dhe promovime ekskluzive, por ka krijuar edhe standarde të reja në përvojën e blerjeve. Mijëra klientë të kënaqur, konsumatorë të shumtë besnikë dhe fushata të suksesshme shënuan vitin e parë të pranisë së markës NEPTUN në qendrën tregtare Palma Mall.
“Ne jemi krenarë që e sjellim teknologjinë më afër çdo shtëpie në Tetovë. Këtë përvjetor e shënojmë me mirënjohje për të gjithë konsumatorët që na kanë treguar besimin e tyre. Vazhdojmë me energji, inovacion dhe përkushtim edhe më të madh”, tha Dragan Vuçiçevic, menaxher i zonës në NEPTUN.
Me rastin e ditëlindjes, NEPTUN do t’u ofrojë blerësve një promovim special me zbritje ekskluzive në të gjitha kategoritë, i disponueshëm vetëm në NEPTUN Tetovë, Palma Mall – një arsye e vërtetë që vizitorët të jenë pjesë e kësaj feste të rëndësishme.
NEPTUN vazhdon të investojë në zhvillimin e rrjetit të shitjeve dhe në krijimin e vlerave të reja për klientët e saj. Falë besimit dhe mbështetjes së klientëve, viti i parë është vetëm fillimi i një historie suksesi afatgjatë.