Një ish-inxhinier në një institut kërkimor kinez është dënuar me vdekje për shitjen e materialeve të klasifikuara agjencive të huaja të spiunazhit.

Pas dorëheqjes nga instituti, hulumtuesi, i identifikuar me mbiemrin Liu, krijoi një plan “të formuar me kujdes” për të shitur informacione për agjencitë e huaja, sipas një artikulli të botuar të mërkurën nga Ministria e Sigurisë së Shtetit të Kinës, raporton BBC News.

Agjencia e huaj ndërpreu më pas kontaktet me Liu-n, por ai vazhdoi përpjekjet për të shitur informacionin jashtë shtetit, duke udhëtuar fshehurazi në disa shtete. Pas arrestimit, Liu pranoi krimin dhe është privuar përjetë nga të drejtat politike.

Autoritetet kineze njoftuan se ai kishte shkaktuar një dëm të madh duke zbuluar sekretet shtetërore.

Kina ka intensifikuar luftën kundër spiunazhit dhe ka paralajmëruar se shtetasit e saj janë duke u rekrutuar nga agjenci të huaja për të siguruar informacion të ndjeshëm.

Në vitet e fundit, janë regjistruar disa raste të ngjashme, duke përfshirë edhe dënimin me vdekje të një ish-punonjësi të një agjencie shtetërore dhe një shkrimtari australian për akuza spiunazhi