Mbrëmë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ”Adem Jashari”, është ndaluar një udhëtare femër nga Shqipëria, e cila dyshohej se kishte në posedim cigare të paformalizuara.

Pas një kontrolli të detajuar me X-Rey, janë zbuluar 104 boksa cigare “Malboro e kaltër” dhe 20 boksa “Karelia Slims”, të cilat ishin të padeklaruara, transmeton klankosova.tv.

Cigaret janë sekuestruar dhe rasti i është dorëzuar Doganës së Kosovës për procedura të mëtejshme ligjore.

”Me datën 02.03.2025, rreth orës 11:00, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, si rezultat i bashkëpunimit ndërinstitucional, sigurimit të informacioneve nga zyrtarë doganorë dhe në bashkëpunim me stafin e X-Rey të aeroportit, në shkuarje për në Londër është ndaluar një femër e cila kishte në posedim një çantë krahu, të cilën dyshohej se e kishte të
mbushur me pako të cigareve. E njëjta është kontrolluar nga ana e zyrtarëve të X-Rey në prezencë të zyrtarëve kompetentë, ku në bazë të aparatit të kontrollit është detektuar se në çantën e krahut ka një sasi të konsiderueshme të pakove me cigare. Udhëtarja femër shtetase nga Shqipëria, dyshohej se përpos çantës së krahut që kishte me vete, ajo në check-in në aeroport, kishte dorëzuar edhe një valixhe në të cilën dyshohej se posedonte po ashtu pako me cigare. Udhëtarja e ndalur është dërguar në zyrën e doganës për të vazhduar me procedurat e mëtejme, ku pas kontrollit edhe të valixhes së dorëzuar në check-in, e njëjta ka rezultuar se posedon pako me cigare. Pas kontrollit janë sekuestruar gjithsej 104 boksa (shteka) cigare “Malboro e kaltër” dhe 20 boksa “Karelia Slims” me banderola të shtetit të Shqipërisë, të cilat ishin të padeklaruara në Doganën e Republikës së Kosovës. Pakot e cigareve janë sekuestruar dhe rasti i është dorëzuar Doganës së Kosovës për veprime të mëtejme sipas procedurave të parapara ligjore. Institucionet e Kosovës vazhdojnë bashkëpunimin, me qëllim të rritjes së sigurisë dhe parandalimit të kontrabandës së mallrave”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume