SPB Ohër ka ngritur kallëzim penal kundër P.S.(33) nga Struga dhe S.SH.(43) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprat e kryera penale „mashtrim“ dhe „ndihmë gjatë kryerjes së mashtrimit“. Në periudhën prej 21.11.2024 deri më 17.12.2024, të raportuarit kanë mashtruar dy bashkëshortë nga Struga dhe u kanë shkaktuar dëm material prej 229.000 denarë. Ata kanë hyrë në kontakt me ta përmes rrjetit social dhe, duke u prezantuar rrejshëm si persona të cilët duan të dhurojnë mjete në të holla për shërimin e djalit të tyre të sëmurë jashtë shtetit, në disa raste i kanë kërkuar të dërgojnë një shumë të caktuar parash për të bërë të mundur që mjetet të cilat kinse duan t’i dhurojnë të lirohen nga obligimet tatimore. Meqë disa herë kanë dërguar para përmes autotransportuesve në Shkup, nga bashkëshortët ishte kërkuar që t’ua dërgojnë kodet për aktivizimin e llogarive të transaksionit, ndërsa pasi që i kanë dhënë kodet, në ditët në vijim kanë pasur më shumë prurje dhe dalje nga llogaritë e tyre. Më pas, në llogarinë e të dëmtuarit janë derdhur para nga disa shoqëri financiare, edhe pse nuk ka kërkuar nga asnjë shoqëri financiare për t’iu miratuar kredia.TS