Pamje të reja nga momenti kur djali i ‘Unikkatil’-it e godet një person gjatë varrimit të xhaxhait (VIDEO)

Tashmë janë publikuar në rrjete sociale edhe pamje të reja nga momenti kur djali i reperit ‘Unikkatil’, e godet një person pas ceremonisë së varrimit të xhaxhait të tij, Mentor Paloka.
Nga pamjet duket se personi i cili është goditur ka qenë duke incizuar me telefon në ceremoninë e varrimit, për çka djali i ‘Unikkatilit’ ia tërheq vërejtjen.
Sipas këtyre pamjeve , personi që është goditur reagon dhe më pas goditet me grusht, ku edhe ndërhyjnë të pranishmit dhe e largojnë drejt veturës.