Paraburgim 30-ditor për 13 të dyshuarit për tragjedinë në Koçani/ Mes tyre Bekteshi, Trajkovski, Maksuti

Gjykata Themelore në Koçan ka nxjerrë vendim me të cilin caktohet 30 ditë paraburgim për 13 personat e përfshirë në rastin e zjarrit në diskotekën “Puls”, mes të cilëve edhe ish-ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.
Gjykata gjatë ditës do të vendosë edhe për gjashtë të dyshuar të tjerë, të cilëve më parë u ishte caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh.