Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Kavadar ka iniciuar procedurë kundër një 28 vjeçari banues në Negotinë për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer vepër penale – Përndjekje nga neni 144a paragrafi 1 i Kodit Penal.

Në periudhën prej datës 12.09.2024 deri më 25.02.2025, i dyshuari përmes Viberit dhe Facebook-ut ka tentuar të krijojë kontakte të padëshiruara me viktimën – kryetar i Komunës së Negotinës, duke i dërguar vazhdimisht mesazhe, linqe dhe fotografi me përmbajtje kërcënuese në përpjekje për ta detyruar të tërhiqet nga procedura penale.

Ndryshe, ndaj të dyshuarit është duke u zhvilluar një procedurë e mëparshme penale për detyrim, në të cilën ndaj tij janë shqiptuar masa paraprake, përfshirë ndalimin e komunikimit me kryetarin e dëmtuar. Kundër masave të tilla të përcaktuara nga Gjykata, i dyshuari ka vazhduar të kontaktojë me kryetarin e komunës dhe ta kërcënojë atë, duke i shkaktuar atij ndjenjën e pasigurisë, ankthit dhe frikës për sigurinë e tij dhe të të afërmve të tij.

Për shkak të rrezikut të arratisjes dhe mundësinë e përsëritjes së veprës penale, prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin. Gjykata në Negotinë e ka pranuar propozimin dhe me vendim të dyshuarit i ka caktuar masën e paraburgimit.