Më datë 25.03.2025 në ora 20:30, në SPB Tetovë është paraqitur vetë personi S.J. (34) nga Tetova. Ai dyshohet se rreth orës 17:20 në rrugën “Ivo Lola Ribar”, pas një debati të mëparshëm për një keqkuptim në komunikacion, së bashku me një person tjetër kanë sulmuar fizikisht personin F.K. (37) nga fshati Orashë, gjatë së cilës ka përdorur edhe një mjet të mprehtë dhe i ka shkaktuar lëndime trupore të konstatuara në Spitalin klinik të Tetovës. S.J. është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit do t’i përgaditet parashtresë përkatëse.TS