Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, qetëson opinionin lidhur me zhvillimet me parkingun në Qendrën Klinike. Sipas tij, nëse nuk përmbushen kushtet, kompania nga Shqipëria, nuk do ta fitojë tenderin.
“Se Klinikës I duhen garazhe në kate, është e pakontestueshme, për shkak se qytetarët harxhojnë 30 deri 60 min derisa gjejnë vendparkim dhe këtë e kemi premtuar si Qeveri. Tani, nëse dikujt i pengon emri i kompanisë, mendoj se nuk është në rregull. Por, e vlerëësoj zërin e opinionit. Do ta shohim, do ta vlerësojmë si Qeveri, por edhe si MSH, nëse do ta vazhdojmë procesin ose do të kthehemi nga fillimi, që edhe njëherë të publikojmë tenderin për garazhe në kate në Qendrën Klinike, por duhet ta kemi parasysh se kjo mund të zgjasë përafërsisht edhe një vit” – tha Taravari.