15 deri në 30 minuta, ishte kjo gjendje në hyrje të spitalit “Nënë Tereza”-Shkup.

Bllokimi i Rampës bëri që të krijohet pritje e gjatë për në spital. Ndërsa personat kompetentë pas 30 minutave u paraqitën në vendin e ngjarjes për të menjanur defektin.

Kjo është situata e përditshme me makinat që frekuentojnë qendrën klinike në Shkup. Dje Ministri Taravari njoftoi për prishjen e thirrjes publike për ndërtimin e parkingut në të cilin fitoi kompania nga Shqipëria Gjoka. Por ajo që shqetëson qytetarët është çmimi i ri që pretendohet të caktohet për parkimin në qendrën klinike nga 30 denarë për orë sa është për momentin në 50 denarë.

Rritja e çmimit do të jetë goditja e radhës për qytetarët nga një institucion ku askush nuk shkon nga dëshira.

“Po është shumë ja presim me orë dhe të paguajmë 50 denarë është shumë, shumë është ja shiko kaos pres këtu rampa, rampa nuk hapet, për spitale është shumë aq të paguhet, po nëse rri tre orë do të paguash 150 denarë”.

“Nuk ka parking, shikoje vet, këtu jemi një orë e tepër, jak u jemi parkuar, andej s’ka vend”.

“Mendoj që është shumë duhet të jetë më lirë që gjithë njerëzit vijnë për punë serioze për atë arsye duhet të paguajnë më pak. Pres diku 15 minuta, 15 minuta pres këtu”.

Por kështu nuk mendon ministri Taravri.

“Shikoni, këtu kemi pasur parkim të automjeteve që e lënë këtu dhe pastaj dalin në qytet. 50 denarë mendoj se është çmim i volitshëm në territor. Para “Nova Makedonija” është 40 den për qytetarët, kështu që 50 denarë nuk është çmim i lartë” – tha Taravari.

Qendrës klinike i nevojiten edhe të paktën 500 deri 600 vende parkimi, ndërsa për të shmangur çdo bllokim, nevojiten 1.000 deri në 1.110. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se tani për të zgjidhur këtë problem janë të paraparë dy opsione. Opsioni i parë mbetet që NP ‘Parkingu i qytetit’ të ndërtojë dy garazhe në kate dhe t’i menaxhojë, ndërsa i dyti është që këtë ta bëjë Shërbimi për çështje të përgjithshme dhe të përbashkëta pranë Qendrës Klinike”. /tvklan.mk/