Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar procesin e regjistrimit të partive politike në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka vendosur këtë të hënë regjistrimin e dy partive të fundit, Partia Koalicioni Euroatlantik me kryetar Endri Hasa dhe Partia e Minoritetit Etnik Grek për të Ardhmen.

Koalicioni Euroatlantik edhe pse rezulton me kryetar Hasën, njihet si grupimi politik që drejton Lulzim Basha.

Në total janë 53 parti politike të regjistruara në KQZ si pjesëmarrëse në zgjedhjet politike të 11 Majit.

Kjo e hënë data 3 Mars, është edhe afati i fundit i dorëzimit në KQZ të kërkesave për regjistrim të koalicioneve zgjedhore.