Rusia dhe Ukraina kanë realizuar një shkëmbim të madh të robërve të luftës, me secilën palë që liroi 175 ushtarë. Lajmi u konfirmua dhe nga Ministria e Mbrojtjes së Rusisë.

Moska gjithashtu njoftoi se ka liruar 22 ushtarë ukrainas të plagosur rëndë, të cilët kishin nevojë për kujdes urgjent mjekësor.

Kremlini e cilësoi lirimin e të plagosurve rëndë si një “gjest të vullnetit të mirë”. Megjithatë, numri i të burgosurve të liruar nga pala ruse ishte një më pak nga sa ishte planifikuar fillimisht, pa dhënë ndonjë shpjegim për këtë ndryshim.

Sipas Kremlinit, Emiratet e Bashkuara Arabe ndërmjetësuan marrëveshjen, ndërsa ushtarët rusë të liruar ndodhen aktualisht në Bjellorusi në pritje të riatdhesimit.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka konfirmuar gjithashtu shkëmbimin e të burgosurve, duke e cilësuar si një nga operacionet më të mëdha të këtij lloji deri më tani.

“Po kthehen në shtëpi ushtarët, rreshterët dhe oficerët tanë,” tha Zelenskyy, duke shpërndarë edhe imazhe të momentit në Telegram.

Ky shkëmbim i të burgosurve vjen pas bisedës së fundit mes presidentëve Putin dhe Trump, e cila sipas Moskës luajti një rol kyç në arritjen e marrëveshjes.