Një person ka informuar policinë se pati një mosmarrëveshje në komunikacion me një të dyshuar të panjohur, në lagjen Veternik të Prishtinës, të premten.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se i dyshuari e kishte ofenduar dhe më pas kishte shtënë në drejtim të tokës me armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë, rasti vazhdon të hetohet

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com