“Me datë 01.03.2025, në ora 14:40, zyrtarët e policisë nga NjP Gallatë kanë privuar nga liria personin J.F.(45) nga fshati Vrapçisht, i cili është denoncuar nga një nxënëse nga i njëjti fshat, e cila në prani të nënës dhe gjyshes së saj, ka raportuar se më datë 28.02.2025 rreth orës 12:00, derisa ishte në tualetin e femrave në shkollë, J.F., i cili punon si higjenist, ka hyrë në pjesën tjetër të tualetit dhe ka filluar të sillet në mënyrë të pahijshme. Ai është ndaluar në stacionin policorë për procedim të mëtejshëm dhe zbardhjen e rastit” thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë./TS/