Naser Gjinovci, vokalisti i njohur i grupit legjendar të rock-ut “Minatori”, ka dalë sot në pension nga pozita e Menaxherit të Zyrës Ligjore në RTK.

Me këtë rast, drejtuesit e televizionit dhe kolegët e tij organizuan një ceremoni lamtumire, duke i uruar shëndet dhe suksese në kapitullin e ri të jetës.

Përveç muzikës, Gjinovci ka dhënë kontribut edhe në fushën juridike, si avokat dhe menaxher i zyrës ligjore në RTK. Ai është autor i shumë teksteve me mesazhe protestuese, politike dhe sociale, duke përdorur rock-un për të pasqyruar realitetin në Kosovë, si para ashtu edhe pas luftës.

Në vitin 2017, “Minatori” u rikthye me këngën “Krejt njëjtë”. Ndërsa vitin e kaluar, presidentja Vjosa Osmani e dekoroi si përfaqësues të gjeneratës së artë të rock&roll-it shqiptar.

Me pensionimin e tij, fansat shpresojnë që Gjinovci do t’i rikthehet skenës dhe do të sjellë projekte të reja me grupin “Minatori”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume