Michael Olise është bërë një nga lojtarët më të dëshiruar në skenën ndërkombëtare, dhe Manchester City është i vetdijshëm për talentin e tij.
Lojtari i Bayern Munchenit, në moshën 23-vjeçare ka arritur që me talentin e tij të mahnit edhe Pep Guardiolan.
Trajneri spanjoll beson se francezi mund të përshtatet shumë mirë në sistemin e tij dhe me udhëheqjen e tij do të arrinte nivele më të larta të futbollit.
Olise është një nga figurat më kyçe të Bayernit këtë edicion.
Aftësitë e tij në situatat 1v1, vizioni i tij për lojën dhe aftësitë e tij për të shënuar gola e bëjnë atë një element esencial për sulmin e Bayernit.
Fleksibiliteti i francezit ka bërë që Guardiola të interesohet shumë për të, dhe kjo e bën atë një transferim ideal për Cityn.
Olise ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2029, derisa vlera e tij në tregun e transferimeve kap shifrën e 65 milionë eurove.