Një incident i armatosur ka ndodhur mesnatës e së shtunës në afërsi të Shtëpisë së Bardhë.
Sipas mediave amerikane, një burrë është qëlluar nga Shërbimi Sekret amerikan, transmeton Klankosova.tv
Përleshja e armatosur ndodhi në anën perëndimore të Zyrës Ekzekutive Eisenhower.
Sipas një njoftimi të lëshuar nga Shërbimi Sekret, policia kishte ndarë informacion mbi një person me tendenca vetëvrasëse, i cili mund të ishte duke udhëtuar drejt Washington, D.C., nga Indiana.
Rreth mesnatës, pjesëtarët e Shërbimit Sekret hasën automjetin e parkuar të burrit pranë rrugëve 17th dhe F NW dhe panë një person që përputhej me përshkrimin e tij aty pranë.
“Ndërsa oficerët u afruan, individi nxori një armë zjarri dhe pasoi një përballje e armatosur, gjatë së cilës pjesëtarët tanë hapën zjarr”, thuhet në deklaratë transmeton Klankosova.tv
“I dyshuari u dërgua me urgjencë në një spital të zonës dhe gjendja e tij nuk dihet”.
Nuk ka pasur të lënduar nga radhët e Shërbimit Sekret.
Departamenti i Policisë Metropolitane do ta udhëheqë një hetim mbi të shtënat, pasi ata janë agjencia kryesore përgjegjëse për incidentet që përfshijnë përdorimin e forcës brenda Distriktit të Kolumbias, tha Shërbimi Sekret.
Sipas raportimeve, presidenti Donald Trump nuk ndodhej në Shtëpinë e Bardhë në atë kohë/ Klankosova.tv