Petrushevski: Lidhja e sindikatave bashkëpunon me LSDM/ Llukarevska: Sindikatat janë korrigjues të politikave, jo të lidhura me partitë

VMRO-DPMNE, ka sulmuar ashpër LSDM-në dhe Lidhjen e Sindikatave të Maqedonisë . Sipas tyre, këto dy grupe po i bëjnë dëm vendit. Brane Petrushevski, deputet I VMRO-DPMNE-së thotë se Lidhja e Sindikatave të MAqedonisë nën udhëheqjen e Sllobodan Trendafilovit, po bashkëpunon me LSDM-në për të realizuar plane që kanë për qëllim vetëm bllokimin e progresit të Maqedonisë.
“Lidhja e Sindikatave të Maqeodnisë përsërit tezat e LSDM-së, synimi i tyre është pengimi i zhvillimit të vendit Kërkesat për kontribute të subvencionuara nga qeveria janë një pengesë e ideuar nga LSDM dhe e zbatuar nga LSM, e cila njihet nga populli si manipulim. Plani përfundimtar i LSDM-së është ngecja e zhvillimit të vendit, dhe LSMnën udhëheqjen e Sllobodan Trendafilovit, i cili punon për postin e tij, është vetëm një mjet” – tha Brane Petrushevski, deputet I VMRO-DPMNE.
Në anën tjetër, LSDM ka kundërshtuar akuzat, duke theksuar se gjithmonë ka mbështetur një qëndrim konstruktiv me sindikatat. Sanja Llukarevska nga LSDM ka theksuar se sindikatat janë një korrigjues i politikave qeveritare dhe opozitare dhe duhet të shprehin kërkesat e tyre pa ndikuar nga partitë politike
“Sindikata është një lloj korrigjuesi i politikave si të qeverisë ashtu edhe të opozitës dhe duhet të shprehë qartë dhe me zë të lartë kërkesat e tij. Në kohën kur qeveria po menaxhonte krizën, LSM-ja ftohej çdo herë në Këshillin Ekonomik dhe Social dhe kishte mbledhje të rregullta. Është e papranueshme që partitë politike ta vendosin LSM-në në çfarëdo konteksti për të përafruar qëndrimet me njërën apo tjetrën parti. Sindikata mbron të drejtat e punëtorëve, siç është në botë, në Evropë, kështu duhet të jetë edhe këtu” – tha Llukarevska.
Ajo gjithashtu kritikoi qeverinë për mungesë të veprimeve konkrete lidhur me rritjen e pagave, duke u shprehur se shumica e punëtorëve janë të varfëruar dhe të papaguar. Llukarevska kërkoi nga qeveria që të sigurojë fonde për rritjen e pagës minimale, e cila sipas saj duhet të arrijë në 500 euro. Ajo gjithashtu përmendi se rreth 83,000 punëtorë nuk kanë marrë ende pagën e janarit, duke theksuar se vonesat në pagat e punëtorëve janë një problem i madh.