LSD emëroi Sllobodan Trendafilovin si kryetar të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonis-së.

Ai heshti sa ishte LSD në pushtet dhe tani po sillet si sindikalist. Kryetar i LSM-së u zgjodh Sllobodan Trendafilov në mënyrë jashtëzakonisht të dhunshme, duke anashkaluar rregulloret. Trendafilov nuk mund të ishte lider i LSM-së, sepse më parë nuk ka qenë kryetar i një dege të sindikatës, por sekretar”,kanë reahuar sot nga VMRO DPMNE, një ditë pasi krey I sindikatës kërkoi rroga minimale në vend të jetë 500 euro.

BRANE PETRUSHEVSKI – VMRO

“Emërimi i paligjshëm i Trendafilovit në krye të LSM-së u lejua nga qeveria e LSD-së, i gjithë sistemi shtetëror heshti për ilegalitetin, e gjithë kjo me qëllim që në krye të këtij sindikata të vihej një rrogëtar i cili do të ishte paqësor derisa LSD ishte në pushtet, dhe do të pretendonte se është sindikalitë kuar ata të jenë në opozitë. Tani Trendafilov është plotësisht i lidhur me LSDS-në. Por si ishte? “Slobodan Trendafilov si sindikalist heshti kur Talat Xhaferi shante punonjësit në kuvend, nuk reagoi ndaj sulmeve seksuale ndaj pjesëtareve të ushtrisë nga oficerë, heshti për degradimin sistematik të punëtorëve në kohën e LSD-së dhe tani befas po zgjohet nga gjumi dimëror sikur dikush ta kishte sjtypur në buton ”.