Përleshje të ashpra shpërthyen në sallën e parlamentit argjentinas gjatë një seancë ku po diskutohej mbi skandalin e kriptomonedhave që ka shkaktuar bujë të madhe në vend.

Sherri nisi pasi ligjvënësit filluan diskutimet lidhur me një hetim mbi cështjen e kriptomonedhës $LIBRA. Presidenti Javier Milei e promovoi monedhën virtuale në postim në platformën X më 14 shkurt. Vlera e saj u rrit me shpejtësi, por paskësaj u shemb menjëherë, duke bërë që investitorët të pësonin humbje prej gati 250 milion dollarësh. Dy ligjvënës nga partitë kundërshtare, Oscar Zago nga Movimiento de Integracion y Desarrollo dhe Lisandro Almiron nga LLA, filluan të bërtasin e të qëllojnë njëri-tjetrin.

Shumë shpejt, në përplasje u përfshinë edhe politikanë të tjerë, dhe kryetari i dhomës së deputetëve Martin Menem u detyrua ta mbyllte seancën para kohe. Politikanët e opozitës në Argjentinë kanë bërë thirrje për shkarkimin e Milei, i cili në postimin e tij të kriptomonedhës se “bota dëshiron të investojë në Argjentinë”.

Presidenti e fshiu postimin e tij disa orë më vonë, duke thënë se “nuk ishte në dijeni të detajeve të projektit”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume