Më 24.03.2025 në orën 02.30 në rrugën rajonale Negotinë – Gradsko, pranë fabrikës së tullave në Negotinë, nëpunës policorë nga NJPB Negotinë e privuan nga liria D.К.(19) nga Velesi, S.Т.(25) nga fshati Cërveni Bregovi, rrethina e Negotinës dhe një të mitur. Ata janë gjetur duke ngarkuar sende në automjetin e pasagjerëve „folksvagen golf“ me targa regjistrimi të Velesit dhe gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur sende që i kanë marrë nga oborri i një firme në Negotinë. Sendet e gjetura dhe automjeti janë sekuestruar, për ngjarjen janë njoftuar avokati për të mitur, Qendra për punë sociale dhe prokurori publik. D.K. dhe S.T. janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të ngjarjes do të parashtrohet kallëzim përkatës.TS