“Më 02.03.2025 rreth orës 00.15 në Sektorin e Punëve të Brendshme në Shkup, është denoncuar se në rrugën “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, një automjet “Mercedes” me targa të Shkupit, me ngasës N.N.(48) nga Gostivari ka goditur B.L.(25) nga Manastiri. Me autoambulancë B.L. është dërguar në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, ku janë konstatuar lëndime të rënda trupore. N.N. është testuar për alkool dhe është konfirmuar se veturën e ka ngasur nën ndikimin e 1.35 promilë alkool pas çfarë, me urdhër të prokurorit publik është arrestuar dhe vetura “Mercedes” është marrë për procedurë të mëtejme”, thuhet në raportin e MPB-së.