Policët e SPB Shkup, kanë privuar nga liria dy persona dhe ua kanë konfiskuar edhe veturat, pasi me të njëjtat kanë goditur dy këmbësorë, duke u shkaktuar lëndime të rënda, transmeton Portalb.mk.
Policët nga SPB Shkup kanë privuar nga liria I.S. (45) nga Shkupi, pasi me datë 27.03.2025 rreth orës 21:50 në Shkup, në udhëkryqin e rrugës “Adem Demaçi” me rrugën “Metodija Mitevski” me veturë të pasagjerëve “Fiat” me targa të Shkupit ka goditur këmbësorin A.A (57) nga Shkupi. Këmbësori është transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin “Shën Naum Ohri”, ku është konstatuar se ka lëndime të rënda. Është njoftuar prokurori publik, ndërsa inspektim ka bërë ekipi nga SPB Shkup. I.S. është ndaluar në stacionin policor, ndërsa automjeti është konfiskuar për procedurë të mëtutjeshme.
Po ashtu, zyrtarë policorë nga SPB Shkup kanë privuar nga liria B.H. (52) nga Republika e Turqisë, me vendbanim në Shkup, pasi më datë 27.03.2025 rreth orës 17:30 në Shkup, në udhëkryqin e rrugës “Filipi i Dytë” me rrugën “Mirce Acev”, me veturën e pasagjerëve “Citroen” me targa të Shkupit e ka goditur L.M.(48) nga Shkupi. Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar L.M., konfirmojnë në spitalin “Shën Naum Ohri”. Një ekip nga SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të aksidentit dhe me urdhër të prokurorit, shoferi është ndaluar në stacionin policor, ndërsa vetura është konfiskuar për procedurë të mëtutjeshme. Pas pastrimit të plotë dhe dokumentimit të rasteve do të dorëzohen raportet përkatëse.