Më datë 03.03.2025 në ora 19:10, zyrtarët policorë të NjP Tearcë, kanë privuar nga liria personin  Xh.C.(42) nga Kosova, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm të një punonjësi të Parkut Kombëtar ,,Mali Sharr” se në vendin e quajtur ,,Mbi stanet” në atarin e fshatit Jazhincë, është kapur duke prrerë dru për ngrohje në mënyrë të paligjshme. Ai është kapur duke kryer këtë veprë dhe me urdhër të prokurorit publik është dërguar dhe ndaluar në SPB Tetovë.  Ndërsa drunjët e prera, një sharë motorike, sëpara dhe tre kuaj janë konfiskuar. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të vijojë parashtresë përkatëse.TS