Më 26.03.2025 në orën 17.00 nëpunësit policorë të NJPB Negotinë i privuan nga liria А.М.(24) dhe А.М.(23), të dy nga fshati Krivollak, rrethina e Negotinës. Ata janë kapur gjatë tentimit për të kryer vjedhje në subjekt juridik pranë fshatit Pepelishtë, rrethina e Negotinës. U janë gjetur dhe sekuestruar sende me të cilat kanë tentuar për ta kryer veprën. Personat u shoqëruan në stacion policor dhe pas dokumentimit të ngjarjes ndaj tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës. TS