Policia në Gostivar arreston dy persona, kanë tentuar të konfrontohen fizikisht me njëri-tjetrin dhe janë kërcënuar me sende të forta

Më datë 13.03.2025, në ora 16:45, në rrugën ,,Mara Ugrinovska” në Gostivar, zyrtarët policorë nga DPB Gostivar, kanë privuar nga liria personin D.D.(46) nga Gostivari dhe M.S.(68) nga fshati Çegran i Gostivarit, për shkak se me sjellje agresive mes tyre kanë shkelur rendin dhe qetësinë publike, kanë tentuar të konfrontohen fizikisht me njëri-tjetrin dhe janë kërcënuar me sende të forta dhe të mprehta, të cilat iu janë marrë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të përgatitet parashtresë përkatëse.TS