Me datë 21.03.2025, në ora 02:00, në rrugën “Pançe Poposki” në Gostivar, zyrtarë policorë nga SP Gostivar kanë ndaluar R.H. (29), NH. (54) dhe A.H. (53), të gjithë nga Gostivari, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm se rreth orës 01:00 në parkingun e objektit të tyre, pas një debati të shkurtër për parkim të automjeteve, janë sulmuar fizikisht nga A.T. (33) nga Gostivari. Ata janë ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit do t’u bëhet kallëzimi përkatës.TS