SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër I.XH. (47) nga Tetova për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 18.06.2024 në Tetovë, nëpunës policorë kanë kontrolluar një person nga Tetova, me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar heroina, të cilën e kishte blerë nga i raportuari.